Blog
Ceremonia e Certifikimit të Studentëve – projekti “People First”
- February 9, 2018
- Posted by: Milic Popovic
- Category: Lajme

Më 6 Shkurt, 2018, në orën 14:00, në Hotel “Tirana International”, Salla “Consortium” u zhvillua ceremonia e diplomimit dhe shpërndarjes së certifikatave, për 100 studentët më të mirë të Akademisë së Turizmit “People First”, një Projekt i mundësuar nga The HeadHunter, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri.
Projekti “People First – Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara” është një qasje e fokusuar në rritjen e kualifikimit të burimeve njerëzore, për të stimuluar rritjen e punësimit në sektorin Shqiptar të Turizmit. The Headhunter është një kompani private e cila ndihmon në ndërlidhjen e Shqiptarëve me punët e turizmit nëpërmjet trainimit, këshillimit të karrierës dhe punësimit të të rinjve. Rreth 2,000 të rinj do të trainohen, kryejnë praktika mësimore dhe punësohen në profesione të ndryshme, pranë bizneseve të Hoteleri – Turizmit në Shqipëri, përgjatë periudhës 2-vjeçare të zbatimit të Projektit.
Projekti ka krijuar partneritete ndërmjet studentëve-punonjës potencialë, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional dhe bizneseve të Hoteleri-Turizmit, pra ka krijuar shtigjet për punonjësit e ardhshëm – në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës, Projekti është i përqëndruar në pesë vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Tiranë, në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër-Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.
Gjithashtu, The Headhunter ka çelur “Akademinë e Turizmit” në “HH Boutique” Hotel, i ndodhur në pikën turistike të Dhërmiut, për t’i shërbyer qëllimit të Projektit. “HH Boutique” Hotel operon si një biznes i mirëfilltë hotelerie dhe restoranti, por stafi është i përbërë nga kursantët e rinj që kryejnë aty praktikën mësimore.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Shkëlqesia e tij, Z. Donald Lu dhe Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, Z. Johan Ndisi, mbështetën dhe ishin pjesëmarrës në këtë eveniment dhe gjithashtu, përfaqësues të autoritetve të larta Shtetërore si, Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Zj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Z. Artur Micko, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ishin të pranishëm në aktivitet. Gjithashtu, një numër i lartë i mediave lokale ishin prezente për të pasqyruar aktivitetin.
Z.Elton Ilirjani, Themelues dhe Drejtues Ekzekutiv i The HeadHunter Group, hapi aktivitetin duke falënderuar të pranishmit, donatorët, studentët, autoritetet shtetërore dhe bizneset e Hoteleri-Turizmit anembanë Shqipërisë, të cilët mbështesin Projektin, dhe ia dha fjalën të ftuarve të nderit; Z. Donald Lu, Z. Johan Ndisi, Zj. Lindita Nikolla dhe Z. Arben Ahmetaj, të cilët, pasi përgëzuan arritjet e deritanishme të Projektit, iu shpërndanë certifikatat studentëve më të mirë. Gjithashtu, Drejtori i Projektit, Z. Besart Kondi, iu dorëzoi certifikatat disa prej studentëve më të mirë.
Më pas, The HeadHunter dhe studentët, iu dhuruan të ftuarve të nderit kurrikulat e kurseve për të gjitha profesionet e Hoteleri-Turizmit.
Aktiviteti u mbyll me një kokteil ku moren pjesë të gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit.
On February 6th, 2018, at 14:00, in “Tirana International” Hotel, “Consortium” Room, took place the ceremony certificates distribution to the top 100 students of the Tourism Academy, of “People First” Project, enabled by The HeadHunter, the United States Agency for International Development (USAID) and the Embassy of Sweden in Albania.
“People First – Growth in Tourism through Qualified Human Resources” Project, is a human resources-focused approach to stimulating qualification growth, job growth and job placement in Albania’s tourism sector. The HeadHunter is a private business that helps pairing Albanians with tourism jobs, through career advising and placement of youth. About 2,000 young people will be trained, will conduct internships and will be employed in various professions, in the Hospitality – Tourism businesses in Albania, during the 2-year period of Project’s implementation.
The project has created partnerships between students-prospective employees, Vocational Training Centers and Hospitality-Tourism businesses, and thus, established pathways for prospective employees-particularly youth and women – to gain skills and enter the workforce. This project is focused in five tourism hotspots of Albania: Tirana, the Southern Rivera, Durrës-Kavaja corridor, Shkodra-The Albanian Alps and Korca Region, including Lake Ohrid, Pogradec, and Voskopoja.
Also, The HeadHunter has created the “Academy of Tourism” at the “HH Boutique” Hotel, located in Dhërmi touristic spot, to serve the purpose of the Project. “HH Boutique” Hotel operates as a genuine hotel and restaurant business, but the staff is composed of young trainees conducting the internship there.
The Ambassador of the United States of America in Albania, His Excellency, Mr. Donald Lu, and the Ambassador of Sweden in Albania, His Excellency, Mr. Johan Ndisi, supported and participated in this event, and also, high level representatives from the State, such as; Ms. Lindita Nikolla, Minister of Education, Sports and Youth, Mr. Arben Ahmetaj, Minister of Finance and Economy and International authorities, were present in the activity. Also, a high number of local media joined to reflect the activity.
Mr. Elton Ilirjani, Founder and CEO of The HeadHunter Group, started the activity by thanking the participants, the donators, the students and the Hospitality – Tourism businesses all over Albania, who support the Project, and honoree roll called; Mr. Donald Lu, Mr. Johan Ndisi, Ms. Lindita Nikolla and Mr. Arben Ahmetaj, who, after congratulating Project}s achievements up to now, distributed the certificates to the best students. Also, the Project Director, Mr. Besart Kondi, delivered certificates to some of the best students.
Furthermore, The HeadHunter and the students granted to the honoree participants, the curricula of the course for all Hospitality-Tourism professions.
The activity was concluded with a cocktail, where all invitees participated.