Warning: Creating default object from empty value in /home/customer/www/peoplefirst.al/public_html/wp-content/themes/masterstudy/inc/redux-framework/redux-framework/inc/class.redux_filesystem.php on line 29
Vëmendje e jashtëzakonshme në Panairin e Punës 2017 – People First

Vëmendje e jashtëzakonshme në Panairin e Punës 2017

The Headhunter po merr pjesë këto ditë në Panairin e Punës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kompania ka prezantuar për publikun shërbimet e ndryshme që ofron për punësim dhe ka marrë një vëmendje tepër të lartë nga pjesmarrësit.

Të rinj të shumtë u paraqitën në stendën e The Headhunter, duke shprehur dëshirën e tyre që të aplikojnë në pozcionet vakante në portalet www.headhunter.al dhe www.karriera.al, si dhe për t’u përfshirë në trajnimet që do të zhvillohen për projektin “People First”.

Në stendën e The Headhunter u ndal edhe ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Znj. Olta Xhaçka, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Z. Artur Micko, si dhe mjaft përfaqësues të tjerë të institucioneve publike dhe private.

Pasi u njoh me projektin “People First”, Znj. Xhaçka u shpreh entuziazte për suksesin e tij dhe e përgëzoi kompaninë tonë.