TOURISM ACADEMY IN DHERMI
Të tërhequr nga Tennet Academy në Skoci (nëpërmjet së cilës një kompani hoteleri-turizmi drejton një shkollë që shërben edhe si biznes), The Headhunter do operojë me një hotel/restorant, që do të funksionojë si një biznes normal, por me staf të përbërë tërësisht nga praktikantët që do të marrin pjesë në kurset e Qendrave të Trajnimit Profesional. Kjo do të siguorjë një praktikë në jetën reale në industrinë e turizmit, e cila do të përgatisë më mirë studentët e Qendrave të Trajnimit Profesional për të hyrë në tregun e punës me këtë eksperiencë.
Duke filluar nga fundi i Shkurtit, The Headhunter mori në administrim një hotel në Dhërmi (Himarë), në jug të Shqipërisë, i cili do të shërbejë si Akademia e Turizmit në kuadër të projektit People First.
BOUTIQUE HOTEL
Hoteli ka 16 dhoma dhe një pamje të bukur në detin e kristaltë Jon, rrethuar nga pemët e famshme të ullinjve dhe portokalleve të kodrave të Dhërmiut.
Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të filluar procesin e restaurimit të hotelit, që do ta transformojë në një akademi të përshtatshme për të gjithë kandidatët, të cilët do të mund të prkatikojnë njohuritë e marra gjatë periudhës së trajnimit, duke punuar me klientë të vërtetë në Dhërmi.
Komuniteti lokal, dhe Z. Jorgo Goro, kryetar i bashkisë Himarë, bashkia në të cilën përfshihet Dhërmiu, shfaqi gjithë entuziazmin gjatë një takimi që u mbajt për të prezantuar këtë sipërmarrje.
Brenda dy muajve të ardhshëm cdo gjë duhet të jetë gati për të pritur studentët e parë në Akademi.
Duke filluar nga muaji Maj, hoteli do të jetë i hapur për vizitorët, dhe do të presë studentët e parë në Korrik.